Berisha: Shoqërimi i Neranxit, hakmarrje primitive e Edvin Shullazit!

Nga Sali Berisha/ Cunat e krimit arrestojne presidentin, avokatin e fuqishem te biznesit shqiptar, bisnesmenin e njohur, Nikollaq Neranxi!

Te dashur miq, ne nje akt hakmarrjeje primitive, per mbrojtjen burrerore te te drejtave te bizneseve te vogla dhe te mesme nga arbitrariteti qeveritar, Edvin Shullazi ka urdheruar sot fallangat e krimit ta arrestojne ate. Ky eshte nje akt i shemtuar stalinist ndaj nje avokati te fuqishem te te drejtave ligjore te biznesmeneve shqiptar.

Theksoj ketu se qendrimet dhe pretendimet e drejta te z.Neranxi ne mbrojtje te biznesit, gjeten mbeshtetje te plote edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykate gjeti antikushtetuese ligjin ndeshkues ndaj biznesit te Edvin Shullazit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist banditesk te hajduteve te shtetit ndaj perfaqesuesit te biznesit shqiptar dhe interesave te tij legjitime, i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit te gjithe autoret dhe urdherdhenesit e ketij akti te shemtuar shteteror.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bej thirrje bizneseve te mbrojne me guxim kolegun qe arrestohet sot nga banditet me pushtet sepse mbrojti me guxim interesat e tyre legjitime! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?