Berisha ”shpërthen” në Kuvend: Qeveria, një grup shushunjash që thithin gjakun e shqiptarëve
Seanca e kësaj të hëne në Kuvend, është e ndezur nga debatet opozitë-maxhorancë. Në fjalën e tij ish-kryeministri Sali Berisha e quajti qeverinë si një grup shushunjash që thithnin gjakun e shqiptarëve. Debati vjen për shkak të rritjes së çmimeve.
”Dyshoj të futet një anketë e re e narko qeverisë, kjo anketë e re dëshmon se qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze të spekullimit dhe e tërë platforma e shpallur për kontrollin e çmimeve është platformë për plaçkitje, grabitje të qytetarëve, shkoni bisedoni me furrëpjekësit, me pastiçierët, çfarë thonë. Qytetarët këtu shohin një grup shushunjash që u thithin gjakun, po u jepni vetëm thërrimet e parave që po vidhni”.