Berisha: Shqiptarët bëjnë mirë që po ikin, këtu ka gjueti shtrigash

 

Biznesi shqiptar duhet të largohet nga vendi, nëse qeveria vendos të miratojë ligjin për ndryshimet në kodin penal në lidhje me masat dhe sanksionet për kuponin tatimor.

Këtë qëndrim ka mbajtur sot gjatë seancës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me masat e reja ndaj biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky projekligj është stalinist. Takova një çift biznesmenësh dhe më thanë që do ikim. Dhe unë u bëj thirrje bizneseve të ikin, po po, po pse të rrini, që t’ju falimentojë Papuli e Çarapuli? Ikni më mirë nga Shqipëria. Ka vend në botë që të fut në burg për kuponin? Po pse do punojnë njerëzit tokën? Që t’ju paguajnë juve kuponin?.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bëj thirrje miqve tanë perëndimorë, që gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar kanë patur një shqetësim të madh të kërkesave për azil. Thirrja ime është, urdhëroni zotërinj, hajdeni në Shqipëri, të shihni se cfarë po ndodh, të kuptoni se përse shqiptarët po ikin. Të vini të shihni se këtu ka gjueti shtrigash, se këtu ligjin e bën Koço”, – tha Berisha.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?