Berisha: Shqiptarët po ikin se atje kanë një racion buke

 

Deputeti Sali Berisha ka akuzuar Qeverinë për cizmin e treguar duke paraqitur si reforma ato që ish-Kryeministri i cilëson si antireforma që po varfërojnë qytetarë.

Berisha tha se të quash reformë në pensione rritjen e moshës me dy vite është cinizëm i pashembullt.

Ju e dini se qindra e mijëra burra kanë punuar në kooperative si skllevër dhe kanë marrë paga që po ti thuash sot edhe 10 qindarka ka pasur raste, dhe ju tani i thoni atyre do punoni edhe dy vite me tepër për të marrë pension

Qeveria e dështimeve totale. Po pse po ikin këta njerëz? Sepse ai atje një racion buke e ka, ilace ka, flenë ashtu kolektivisht në një dhomë, por përseri është më mirë sesa mjerimi që i zhytët ju.

A e dini se nga 40 mijë shqiptarë në mjerim, sot janë 200 mijë. Mjerim do të thotë se nuk plotëson dot 3 vakte dhe ju flisni për reforma.

Po pasuroheni në mënyrën më të papërmbajtur. po vidhni pasurinë publike dhe po pasuroheni.

Të kalosh në ndihmë të pjesshme ekonomike 32 mijë familje, kjo nuk është refomrë, kjo është antrireformë. Ju po shkatërroni qënit njerëzore në këtë mënyrë.

Eksodi është shpërbërje e kombit, dhe ju këtu këndoni.

Po cfarë reformash bëtë ju që ja latë prodhimet fermerëve të Korcës dhe Myzeqesë ti kalbeshin, cfarë reformash më thoni?

Kur sot shqiptarët  marrin 10% më pak, pa llogaritur heqjen e shpërblimit të vitit, këto janë reforma?

Po ju sa merrni? 5 herë më shumë…shkoni në surrel 1.5 mln euro. Është bërë Surreli sikur me qen fshati i Don Korleones.

Dasmën ma ka bërë mamaja, thotë ai, ndërsa nga ana tjetër ble vila 200 mijë euro.

Sistemi i arsimit i brishtë ishte, kishte nevojë për mbështetje dhe ju premtuat se do rrisnit buxhetin.

Tani kërkoni që ligjin ta shtyni sa të hynë në provime që mos ketë protesta dhe më pas të miratoni ligjin në të cilin e gjithë barra ju kalon për shkollim familjeve shqiptare", tha Berisha.

SHKARKO APP