Berisha: Si e përgjuan Ilir Metën, Ina Rama dhe Edi Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në studion e gazetares Ilva Tare se gjatë kohës që ishte në krye të qeverisë mësoi se ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama kanë kryer përgjime të paligjshme.
“Ina Rama dhe Edi Rama kanë bërë përgjime të paligjshme. Ina Rama dhe prokurorët e saj kanë bërë përgjime të paligjshme. Kur një deputet të del në përgjime je i detyruar të fshish përgjimin. Këta nuk e bënë në rastin e Ilir Metës. Dihet mirë se kush e ka përgjuar Ilir Metën. Kjo është një praktikë për të marrë peng njerëzit” – tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

