Berisha: Sirenat e revoltës popullore po bien në katër anët e vendit

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit të PD që sirenat e revoltës popullore po bien në katër anët e vendit, ndërsa shtoi se parlamenti është ndërruar në instrument të qeverisë që nuk respekton asnjë ligj apo parim.

Ky është antishtet. Shtet pa asnjë siguri ligjore, juridike. Dhe këto i realizon njeriu që ka futur në dorë të gjitha pushtetet. Por çfarë janë bandat në krahasim me këto akte. A mund të më thoni ju mua?!

Sirenat e revoltës popullore po bien në katër anët e vendit.

Parlamenti është shndërruar në instrument të një qeverie që nuk zbaton asnjë ligj dhe asnjë parim. Urdhëroni. Kanë mbi në të gjitha anët me dhjetëra mijëra metër ndërtime dhe tani thotë këto po i legalizojmë. Po ata që u burgosën. Po ky komb që thotë që këto nuk legalizohen. Ky ka pronat e veta. Është i çmendur, i pangopur. Oreksi vjen me të ngrënë, vjedhja shtohet me të vjedhur, si thotë populli”, deklaroi Berisha.

SHKARKO APP