Berisha: S’ka dryn e bravë që pengon vullnetin e demokratëve

Situata në Partinë Demokratike është gati të shpërthejë. Në degën e PD-së në Shkodër dhe Elbasan, janë ndërruar bravat e dyerëve në mënyrë që personat që janë shprehur pro Sali Berishës, të mos kenë akses në këto zyra.

Por ish-kryeministri Berisha, thotë se nuk ka dryn e bravë që pengon vullnetin e demokratëve. ”Nuk ka vulë, bravë apo dryn që mund të pengojë vullnetin dhe votën e lirë të demokratëve”.

Këtë të shtunë, një javë pasi u mbajt Kuvendi Kombëtar, do të mbahet referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës. Po në të njëjtën ditë, Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin e thirrur nga Kryesia me propozim të tij.

SHKARKO APP