Berisha: S’kam asnjë vilë, e ngatërrojnë me të kunatit tim

 

I ftuar dje në një emision televiziv, Sali Berisha ka sqaruar akuzat që bëhen ndaj tij se ka ndërtuar një vilë në Gjirin e Lalzit.

“Vila në Gjirin e Lalzit, njëra është vilë e Nikolin Jakës, se ishte në ndërtim ajo, dhe tjetra është vila e kunatit tim, 20 vjet biznesmen”, u shpreh Berisha.

Ai tha se nuk ka asnjë vilë në pronësi të tij. “Absolutisht. Edhe po të kisha gjënë më të vogël unë nuk do mund ta mohoja dot. Kurrë. Standardi im është standardi im. Në vitin 2005 unë jam bërë kryeministër i këtij vendi. Fëmijët e mi, pa asnjë kërkesë ligjore në atë kohë, kam kërkuar të bëjnë deklarimin e pasurive njëlloj si unë” – u shpreh Berisha.

Megjithatë nuk janë kursyer nga akuzat, u pyet Berisha

“Akuza mund të bëjnë çfarë të duan. S’kanë për të gjetur kurrë qoftë dhe një qindarkë të gabuar. Shiko, ai për të mbuluar vilën e Ramës, dhe pallatin 5-katësh pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare dhe del merr vilat e Nikolinit dhe të kunatit tim për të thënë janë vilat e Sali Berishës, atëherë janë punë tjetër këto pastaj. Por fëmijët e mi kanë ndjekur këtë kod, në një kohë kur e shkarkoi Zana Xhukën pse i kërkoi të jepte shpjegime për paratë e vilës dhe paratë e pallatit 5katësh. E kam këtu letrën e tij ku i thotë se nuk i takon në asnjë mënyrë zonjës Linda Basha të japë shpjegime. Dhe çfarë bëri? E shkarkoi në mënyrë urgjente antikushtetuese. Pra janë dy standarte. Një standart është ai që u kërkon fëmijëve edhe pa kërkesë ligjore që të përshtasin ligjin sikur janë deputetë, dhe e kanë bërë, dy vite para se të bëhej ligji, dhe një standart tjetër që shkarkon me urgjencë drejtuesen e ILDKP për fajin e vetëm pse kërkoi të japë shpjegime për vilën e tij në një kohë kur zotëria në vitin 2011 ka 3000 euro të deklaruara si pasuri në ILDKP”, – deklaroi ish kryeministri.

SHKARKO APP