“Skandal tjetër seksual në zyrat e Qeverisë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Kuvend ka lënë të kuptohet se një tjetër skandal seksual do të shpërthej këto ditë. Duke folur për rastin e fundit të Shukri Xhelilit dhe rastin e Sarandës, ai tha se “prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”. Berisha nuk ka dhënë detaje të tjera, por me zyrat qëndronte zakonisht kuptohen zyrat e ministrive të qeverisë.

Deklarata e Berishës:

“Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali. Po pse ndodhin këto? Sepse ju vutë llumin në piedestal. Ju vutë një mashtruese të paftyrë që vetëm pse bëri spotin tuaj dhe e vutë drejtoreshë të arsimit në Tiranë, sepse ju prutë në krye të shkollës Gjimnazit Ismail Qemali një rrobaqepëse që nuk kishte dhënë kurrë mësim dhe rrokullisët shkollën më të mirë në institucionin më problematik në Tiranë. Vutë Agronin pedofil, i cili jo vetëm që kërkonte seks për vend pune, por me minorene. E keni vënë re ëmbëlsinë e sivllaut të Koços, ka një ëmbëlsi djallëzore. Se nga i doli Koccos pedofili edhe në redaksi të gazetës. Pse Kocco është pika e mjaltit të pedofilëve? Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë. Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?