Berisha: Skandali në Portin e Durrësit. Shqipëria do gjobitet si në rastin e Bechetit

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka shpërndarë denoncimin e qytetarit përmes një postimi në facebook, thotë se në portin e Durrësit, po bëhet skandali i skandalëve. ”Edvin hajduti shpërblen Terr Kokën dhe një tjetër si Terri me terminalin e konteinerëve të portit të Durrësit”. Nga ana tjetër, Berisha thotë se takspagusëve u grabitën 40 miliardë lekë dhe sipas tij, për këtë qëllim kanë përzënë koncesionarin e mëparshëm. Berisha paralajmëron një gjobë si në rastin e pronarit të ”Agon Channel”.

Postimi i plotë

Shperblehet Terr Koka! Edvin Hajduti shperblen Terr Koken dhe nje tjeter si Terri me terminalin e konteinereve te portit te Durresit. Takspaguesve u grabiten 40 miliarde lek. Per kete qellim kane perzene koncesionarin e meparshem. Se shpejti Shqiperia gjobitet si ne rastin e Bechetit. sb

Skandali i skandaleve në historinë e Portit të Durrësit.

Përshëndetje,

Unë që po ju shkruaj jam një drejtues në strukturën e Portit të Durrësit. Më shqetëson jashtë mase skandali që po ndodh në Port. Drejtori i Portit Durrës pai ju a mori me dhunë me urdher te Rames Turqëve koncesionarin e konteniereve para 10 muajsh, tani do të japi nën menaxhim këtë terminal 2 mafiozeve.

Njëri mafjoz shqipëtar Lefer Koka dhe tjetri mafjozi me famë botërore – bullgari i cigareve (DS). Skandali qëndron në faktin se ky terminal shpenzon cdo vit 1.5 miliard lekë për operim, staf, mirëmbajtje mjetesh dhe pajisjesh, naftë, vaj etj etj.

Pirro Vengu ka urdher nga Rama ti japi dyshes mafjoze 9 miliardë lekë në vit përmes kompanisë mafjoze për operim për një periudhë 5 vjecare me një vlerë 45 miliard lekë pa realizuar asnjë studim fizibiliteti dhe me procedura të kufizuara në kundërshtim flagrant me ligjin. Llogaritë i bëni vetë, për 5 vjet kjo bandë e strukturuar kriminale do u grabisë taska paguesëve shqipëtarë plot 40 MILIARD LEKË. Plus kontrollin e trafikut të drogës me kontenierë. Anonim ju lutem.

SHKARKO APP