Berisha s’njeh zgjedhjet, Mediu: Të respektojmë votën! ”Bashkë Fitojmë” nuk krijoi sinergji
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu teksa thotë se zgjedhjet lokale të 14 Majit kishin shkelje, bën thirrje për reflektim nga opozita me analizë të thellë mbi atë që nuk ka funksionuar. Nga ana tjetër, Mediu thotë se mënyra se si u ndërtua koalicioni ”Bashkë Fitojmë” nga Berisha dhe Meta bëri që opozita të mos kishte angazhimin dhe sinergjinë e duhur.
“Partia Republikanë ka dalë me një rezultat mbi pritshmërinë e saj. Por kemi edhe disa bashki që nuk kemi rezultatin që duhet, kjo edhe për shkak të mungesës së konceptit elektoral nga disa prej drejtuesve të degëve. Duhet thënë se kjo ka qenë një garë e vështirë Partinë Republikane. Kemi qenë gjithmonë aleatë të PD dhe dalja më vete për këshilltarë dhe angazhimi për kandidatët për kryetarë bashkie ka krijuar keqkuptimet.
U krijua përshtypje që ishte një koalicion opozitar me emrin ”Bashkë Fitojmë”. Kjo ishte thjesht një subjekt në koalicionin e madh opozitar. Kandidatët e opozitës mbështetesin nga një aleancë e madhe partish, mbi 20 parti. Në mënyre ca të qëllimshme apo ca mediokre, ata që formëzuan gabim koalicionin ”Bashkë Fitojmë” e krijuan këtë idenë sikur ishte vetëm ky koalicion.
Për më tepër u përpoqën të impononin kandidatët për kryetarë bashkie. Për më tepër lista e partive politike opozitare nuk u koordinuan veprimtarinë me kryebashkiakun dhe pati edhe firo. Po të lexoni rezultatet e votave të kandidatit të ”Bashkë Fitojmë” ka qartësisht më shumë vota se subjekti ”Bashkë Fitojmë”. Pra ka vota edhe nga partitë e tjera”,-tha Mediu në ”Report Tv”.