Berisha-socialistëve: Nuk u arrestoj unë në Kuvend. Unë erdha, koha juaj mori fund
Sali Berisha dhe Flamur Noka kanë bllokuar foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi të flasë sërish, ndonëse përfundoi radhën e tij, ndërsa mori edhe kohën e deputetes së PD-së Albana Vokshi. Me dakordësinë e Këshillit të Ministarve, Berishës iu dha 30 sekonda kohë dhe përfundoi fjalën duke liruar foltoren.
”Tani mos bëni kështu, se unë me fjalën time nuk u arrestoj juve. Juve iu ka hyrë frika deri në palcë dhe mendoni se do u arrestojë Sali Berisha në Parlament. Jo more jo. Unë po mbroj interesat e qytetarëve shqiptarë, që i keni shkelmuar në mënyrë të tmerrshme. Po po, por koha juaj mori fund. Unë erdha, është radha jonë”, tha Berisha në Kuvend.
Nga ana tjetër, Berisha i tha kryeparlamentares Spiropali se do përfundojë tek Erioni, ndërsa ajo i tha se përgjigjen do t’ia jepte ndryshe po të mos ishte e ulur në atë foltore.
Berisha: Te Erioni do shkosh edhe ti.
Spiropali-Berishës: Mos përfito qe jam në foltore se ta jepja përgjigjen ndryshe.
Berisha: Elisa, pëllumbesha më lë të flas mos mi merr minutat.
Berisha: Je një delikuente.
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, s’mund ta përdorni atë gjuhë.
Berisha: Mos ndërhy pra.
KOHA JONË SONDAZH

