Berisha: Sot Gjykata e Apelit dha një deklaratë politike, por e diktuar nga Rama
Gjykata e Apelit sot i dha përgjigje Komisionit të Rithemelimit, të cilët pak ditë më parë i kërkuan informacion se pse gjyqtarja Blerina Muça pranoi ankimimin e Enkelejd Alibeajt. Gjykata dënon deklaratat e Rithemelimit, duke i quajtur si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në veprimtarinë gjyqësore. Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Gjykata e Apelit sot dha një deklaratë politike, por sipas tij e diktuar nga kryeministri Edi Rama. Këtë situatë, Berisha e quan rast unik në botë. ”Vendimin antiligjor të gjyqtares Muça”, shkruan Berisha, kjo gjykatë e dërgoi në Apel, sërish duke mos ia dhënë vendimin PD-së, e cila ishte palë e vetme në proces.
Deklarata e plotë nga Sali Berisha
Deklarata e parë në historinë e botës! Të dashur miq, prej tre javësh, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, gjatë të cilave Gjykata e Tiranës nuk i dha PD një kopje të vendimit anti-ligjor të gjykatëses Blerina Muça, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin dhe me ndërhyrje antikushtetuese të Edi Rames dhe Guvernatores Kim (siç e pohoi ajo vetë) shpalli palë ata që kurrë nuk kanë qenë pale.
Këtë vendim antiligjor kjo gjykatë e dërgoi sot në Apel, përsëri duke mos ia dhënë vendimin PD, e cila ishte palë e vetme në proces. Por ky akt antiligjor në një rast unik në historinë e Shqipërisë dhe të botës, shoqërohet nga një deklaratë politike e gjykatës së Apelit, publikuar dy orë para sesa të hidhet shorti për gjyqtarin që do të shqyrtonte çështjen.
Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme: nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD.