Berisha: Spiropalët me fermë mushkash dhe baçe mushmollësh tek Pazari i Ri
Familjarë të ministres për Parlamentin, Elisa Spiropali, zotërojnë një fermë dhe pemëtari te sheshi “Avni Rustemi” në Tiranë.
Por sipas ish kryeministrit Sali Berisha, që publikon edhe denoncimin e qytetarit, digjital, i cili shprehet se kjo bëhet për të justifikuar milionat, kjo ndodh vetëm me narkoqeveritarët.
“Spiropalët me fermë mushkash dhe baçe mushmollësh tek Pazari i Ri! Kjo ndodh vetëm me narkoqeveritarët. Në këtë rast Ndrikull Spiropali”,- shprehet Berisha. .
Denoncimi i qytetarit dixhital:
Zoti Berisha, Enkli Spiropali vellai i Elisa Spiropalit figuron ne QKR me Fermë dhe Pemtari te Sheshi Avni Rustemi ne Tirane. Sigurisht te gjithe e dine qe ska ferme as pemtari ne mes te Tiranes, por jane biznese fiktive per te justifikiar miljonat qe vjedh Elisa e Skenderbeut.