Berisha s’tërhiqet nga Kuvendi i 30 prillit
Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha tha se Kuvendi i 30 prillit do të mbahet.
Në përfundim të mbledhjes e cila zgjati rreth 3 orë dhe që u mbajt në zyrën e ish-kryetarit Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha nuk i kurseu akuzat në drejtim të Enkelejd Alibeajt, i cili sipas tij po nxit përçarjen.
Berisha nënvizoi se kryetari i komanduar i PD-së, po merr në telefon bazën e partisë dhe u thotë që të mos bashkëpunojnë.
“Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë, telefoni i Enkelejdit marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë”.