Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Sikur përfaqëson Edi Ramën dhe jo SHBA-të!

Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën ka vijuar me akuzat kundër ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, të cilën e cilësoi si një “përfaqësuese të Edi Ramës” dhe jo të SHBA-së.

Nga Foltorja e Mirditës, Berisha tha se:

DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria është qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Amerikës ë Veriut e Jugut të Lindjes së Mesme dhe Evropës. DASH deklaron në raportet e tij se Shqipëria ka një korrupsion të papërmbajtur në të gjitha nivelet, por si ka mundësi këto deklarata nuk përkthehen në deklarata të përfaqësuesve të SHBA në Tiranë? Vetëm lavdërime sikur të jenë përfaqësues të Edi Ramës dhe jo përfaqësues të qeverisë amerikane””.

SHKARKO APP