Berisha sulmon ambasadorin gjerman në Shqipëri

 

Sali Berisha ka sulmuar ambasadorin gjerman në Shqipëri, Helmut Hofman.

Sulmi i Berishës vjen për shkak të një deklarate të Hofman ditën e djeshme, në lidhje me situatën e krijuar nga largimet e shumta të shqiptarëve drejt Gjermanisë.

Sipas Berishës, Hofman është shfaqur i kënaqur me situatën e krijuar.

Personi i vetem, mendoj qe ka reaguar me shume dhe eshte perpjekur t’u thote te verteten shqiptareve ne menyre te perseritur gjate ketyre muajve, eshte ambasadori i Gjermanise, i vendit qe ka dhe kerkesat me te medha per azil politik nga shqiptaret.

Por, ajo qe te habit, eshte deklarata e djeshme e kenaqesise se tij, ne bashkepunimin ne kete fushe me qeverine Rama, nderkohe qe shifrat e azilkerkuesve nga Shqiperia, vecanerisht ne vendin e tij, jane rritur e po rriten shume e shume here.

Nje vale te tille kerkesash per azil politik nga qytetare te Shqiperise, Gjermania mike ka njohur vetem ne korrik te vitit 1990.

Ne kete rast mendoj se vend per kenaqesi do te kishte ne rast se si frut i ketij bashkepunimi do kishte ndodhur e kunderta.

Te besosh se me masa shtrenguese policore mund t’i japesh pergjigjen e duhur kesaj krize te rende sociale qe shpertheu kete pranvere per shkak te shkaterrimit te tesutit te brishte social te shoqerise shqiptare nga politika te deshtuara, veçse i hedh kripe plages tone sociale dhe bene thjeshte nje avokati te pavlere dhe te pamerituar te qeverise pergjegjese per eksodin me politikat e saj eksodogjene dhe siç provojne te dhenat e vet Gjermanise, nuk ndikon aspak ne zvogelimin e permasave te krizes.

Mendoj se ne keto rrethana eshte shume me me interes kujdesi per te kuptuar shkaqet e kesaj gjendje, e cila ishte thuaj inekzistente 3 vjet me pare dhe kjo edhe fale ndihmes tejet te çmuar te vendit te ambasadorit.

Statistkat europiane dhe gjermane deshmojne se shkaku i eksodit te sotem nuk qendron ne heqjen e vizave, pra ne kufijte e hapur.

Ne vitet 2010-2013 shqiptaret megjithe kufijte e hapur ishin te fundit apo parafundit ne kerkesat per azil politik, ndersa sot vijne pas sirianve!” shkruan Berisha në FB. 

SHKARKO APP