Berisha sulmon nga Vau i Dejës, kreun e PSD, Tom Doshi

Gjatë një takimi me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Por gjatë fjalës së tij ai shigjetoi ish-deputetin Tom Doshi, aktualisht kryetar i PSD-së. Berisha e pyeti se çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës duke e akuzuar se kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Këtu kandidati tjetër, kandidati që përfaqëson partinë e krimit, në fakt i marrë me koncesion nga Tom Doshi, kjo është e vërteta. Ky tjetri këtu, çfarë është, çfarë përfaqëson, përfaqëson bandën më të rrezikshme që ka qeverisë Shqipërinë. Isha në Fushë Arrëz, shkova në Pukë, erdha këtu, kudo më del si hije emri i Tom Doshit.

Do të pyes pak këtu, Tom hajde më thuaj këtu, çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që absolutisht e respektoj lirinë e tjetrit, por emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu, dhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh. Ky është krim i shëmtuar, krim elektoral, monstruoz. Vjen, nxjerr lista deputetësh, nxjerr lista kandidatësh. Na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët e Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë Arrëzit? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Absolutisht. Sepse ti Tom, duke i shërbyer Edi Ramës për vota, natyrisht ai të bën 100-favore, për taksa, për leje e për të gjitha dhe partinë e more nga një kriminel elektoral. Ja pse pushteti i bandës, diktatura e bandës është diktatura më e keqe” – tha Berisha që më pas foli edhe për turin e Ramës në veri të vendit dhe kandidatët e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga kampi i Tom Doshit për akuzat e Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?