Berisha sulmon sërish ambasadoren Kim: E përfshirë në korrupsion, mashtroi qeverinë e SHBA-së për mua
Sali Berisha në konferencën e fundit për këtë vit për gazetarët e cilësoi, vitin 2022 si vitin e opozitës shqiptare. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi sërish ambasadoren e SHBA-së, për të cilën tha se është përfshirë në një akt madhor korruptiv.
“Në këtë përpjekje do të nxijë në historinë e turpit qëndrimi i ambasadores së SHBA, e cila në një akt madhor korruptiv kishte mashtruar qeverinë e vet për korrupsionin imagjinar të Sali Berishës. Bëri gjithçka t’i diktojë opozitës kryetarin e saj. Përdori abuzoi dhe shpërdoroi duke shkelur çdo ligj, çdo konventë ndërkombëtare për t’i diktuar opozitës kryetarin. Por ky është viti i opozitës pasi asgjë nuk mposhti dot idealet e demokratëve. Ato u ngritën fuqishëm kundër armikut të egër të votës së lirë, kundër atyre që përdorën korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Të bashkuar tek idealet e të vërtetës dhe të lirisë, qytetarët shqiptar opozitar qendruan. Këtë vit u faktuar kombit dhe botës se Shqipëria ka një opozitë më të fuqishme se kurrë më të vërtetë se kurrë”,- u shpreh Sali Berisha.