Berisha: Tahiri i çoi Shullazin në qeli Durim Bamit

 

Para disa ditësh, deputeti Tom Doshi tha se Durim Bamit, personit që ai pretendon se është paguar për ta vrarë, i kanë bërë presion.

Ai tha se një efektiv i RENEA-s i ka hyrë në qeli, duke e kërcënuar se do i vrasë fëmijët, nëse do dëshmojë për komplotin ndaj Doshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Sali Berisha thotë se personi që i ka hyrë në qeli Bamit për ta kërcënuar është Emiliano Shullazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtij të fundit iu bë atentat para disa javësh, ndërsa kthehej nga Fushë Kruja.

Në Fushë Krujë lidhen shumë gjëra dhe kjo ka bërë që të ketë shumë spekulime.

Së fundmi, gazetari Artan Hoxha tha se Durim Bami po përgjohej për vrasjen e bankierit Artan Santo, kur u mësua për historinë e Doshit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?