Berisha takim me demokratët e Durrësit: Rama ta lërë portin në duart e qytetarëve dhe Dubain atje ku është

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë pasdite po zhvillon takimin e radhës me demokratët në Durrës, në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së. ”Duhet të ndryshojmë Shqipërinë”, tha që në nisje të fjalës ish-kryeministri.

Për të PD-ja ishte një lolo, një vegël e qeverisë për shkak të bashkëpunimit Rama-Basha. Në këtë rast i referohet ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kreut të Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

”Edi Rama tha që do bëjë Dubain këtu, ne s’kemi nevojë, Dubai të rri aty ku është. E merr në port 3 mijë vjeçar e çon drejt de facto asgjësimit dhe merr 1 milionë metër 3 tokë, për të ndërtuar me kompaninë e tij ose klientelistëve të tij pallate. Çdo centimetër e asaj toke është e juaja, aty ka jetë të humbura, është djersa juaj. Vjen grabitësi dhe e merr. Ç’po ndodh me shqiptarët? Hiç thotë se ka frikë të flasë, sepse me arrestime masive për fatura drite u ka kaluar frikën njerëzve. Po ikim thotë një tjetër, a ka goditje më të rëndë për një vend nëse banorët e tij thonë se nuk bëhet”, tha Berisha.

SHKARKO APP