Berisha takim me drejtues të degëve: Fushata jonë si e ’92-shit, kandidatët kredenciale të shkëlqyera

Sali Berisha zhvilloi këtë mbrëmje një takim me drejtues të degëve, anëtarë dhe simpatizantë të PD me të cilët foli për fushatën e 14 Majit.

Berisha e cilësoi këtë fushatë të mbushur me optimizëm, shpresë dhe frymë besimi në fitore si ajo e vitit 1992. Për të kandidatët e PD kanë kredenciale të shkëlqyera dhe janë të gjithë të zgjedhur nga anëtarësia.

”Në këtë kontekst, mund të themi se ka disa paralelizma me 1992. Do u duket e çuditshme, por paralelizma e parë janë kandidatët tanë. Ne kudo ku shkojmë, shkojmë me kandidatë të cilët nuk kanë asnjë hipotekë negative. Shkojmë me kandidatë të cilët kanë kredenciale, qoftë qytetare, qoftë politike të shkëlqyera. Në dallim nga 1992, këta janë kandidatë jo të caktuar nga kryetari apo kryesia e partisë, por janë kandidatë të caktuar nga anëtarësia. Kanë një epërsi morale të jashtëzakonshme krahasuar me të gjitha kandidimet që ka bërë PD në 32 vite, pa le me krahun tjetër që nuk kanë asnjë krahasim”, tha Berisha.

SHKARKO APP