Berisha takim me gratë e LDGSH: Protestë e madhe më 7 korrik. Të rrëzojmë regjimin e Ramës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas, ku foli për protestën e thirrur më datë 7 korrik. Berisha tha se protestat janë një domosdoshmëri për të rrëzuar atë që ai e quan “regjimin monist të Edi Ramës”. Po ashtu tregoi arsyen përse zgjodhi datën 7 korrik për të dalë në shesh.

”Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit. Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”.

Ndër të tjera, ish-kryeministri Sali Berisha inkurajoi gratë dhe vajzat të bëhen pjesë e primareve për kandidatët e zgjedhjeve vendore, vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Barazia e plotë midis burrave dhe grave në këtë forcë. Kjo është jo vetëm në rrafshin moral një objektiv jetik për emancipim shoqëror, për zhvillimin dhe shpalosjen e të gjitha potencialeve tona, por kjo bëhet sot shumë më e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me politika zyrtare të kriminalizimit të kësaj shoqërie”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?