Berisha takim me kryetarët e degëve të PD: Ne nuk largohemi nga Parlamenti

Sali Berisha zhvilloi këtë mbrëmje një takim me kryetarët e degëve të PD. Ai u shpreh Kuvendi Kombëtar i datës 2 dhjetor ka dhe do të ketë çështje themelore veprimin. Po ashtu ish-kryeministri tha edhe se ata nuk do të largohen nga aksioni në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se prej mëse një muaji, në parlament zhvillohet një betejë, të cilën nuk e ka njohur ndonjëherë parlamenti. Zhvillohet një betejë që ka të bëjë me jetën ose vdekjen e pluralizmit parlamentar. Pra, një betejë që ka të bëjë si asnjëherë tjetër në 32 vite me sovranitetin e popullit shqiptar.

Nëse qytetarët, nuk lejohen, nuk mundet të ushtrojnë kontroll mbi qeverinë dhe qeveritarët e tyre, sovraniteti i tërë- edhe ai i brendshmi- ka kaluar në duart e një njeriu. Në një kohë kur ai i takon popullit. Ky është një zerim i fuqisë së një populli në një vend, për të kontrolluar qeverinë e tij. Ne aty, kemi qëndruar dhe do qëndrojmë. Ne nuk largohemi nga parlamenti, kjo të jetë e padiskutueshme”, tha ndër të tjera Berisha.

SHKARKO APP