Berisha takim me sindikatat: S’ka regjim kolonial që ka shfrytëzuar popullin si Rama

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim me sindikatat në vend, dhe ka ngritur shqetësimin sesi sipas tij punonjësit janë duke u mashtruar nga makinera gjigante e qeverisë. Sipas Berishës, rrogat jo vetëm që nuk janë rritur, por janë 30% më të ulta se viti 2013.

”Unë ju garantoj se s’ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar, siç shfrytëzon me egërsi Edi Rama dhe qeveria e tij popullin shqiptar. Ju e njihni sesi pasuritë përrallore të shqiptarëve të cilat bëhen miliarda euro me vlerën e tyre janë shndërruar në një mallkim për qytetarët.

Rrogat e infermierëve, policëve, mjekëve, ushatarakëve gjatë këtyre 9 viteve për shkak të dyfishimit të çmimeve të produktueve bazë jo që nuk janë rritur, por janë 30% më të ulta se në vitin 2013. Jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?