Berisha takim në Valias: Kemi përfaqësimin më dinjitoz që qytetarët meritojnë

Sali Berisha prezantoi këtë pasdite kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Kamzë. “Unë vij tek ju për të paraqitur kandidatin tuaj për kryetar bashkie, Arjan Hoxha. Arjani nuk është kandidat i kryesisë së partisë, as i kryetarit, por është kandidat i votës tuaj, i vendimit tuaj, i besimit tuaj dhe është kandidat i dinjitetit tuaj”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek qeverisja socialiste, ai tha se Edi Rama vetëm për maskuar vjedhjet e tij, vetëm për të larguar nga vëmendje dramën që ka krijuar, është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit e të vë dhe zorrë rreth qafe në mënyrë të mos diskutojmë bashkë për këto që u ka krijuar qytetarëve.

“Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediet e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës. Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu, sepse ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?