Berisha takon aleatët për zgjedhjet lokale: Do dalim me kandidat të përbashkët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me aleatët, ku u diskutua për kandidatët në zgjedhjet vendore. Sipas zyrës së shtypit të PD-së u ra dakord që këto forca politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare- Ambjentaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, lexohet në njoftimin për shtyp të PD-së.

SHKARKO APP