Berisha takon ambasadorët: I informova për lidhjet e Shullazit me politikën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e BE, Vlahutin dhe ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Në një postim në Facebook Berisha thotë se i ka informuar për bandën e Shullazit dhe lidhjet që ajo ka me politikën.
Postimi i Berishës në Facebook
“Takim me ambasadoren e BE, Vlahutin dhe ambasdorin e SHBA, Donald Lu!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim ambasadoren e Bashkimit Europian, zonjen Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Ne kete takimu diskutua gjeresisht per dy çeshtje:
-Ceshtja Shullazi, ajo e bandes se tij, arrestimi, lidhjet e tij me zyrtaret e niveleve me te larta ne qeveri, parlament, polici dhe institucione te tjera, terrori i kesaj bande ne qytetin bregdetar te Durresit ne pjesen jugore te Tiranes dhe zona te tjera te vendit, arsenali i armeve qe disponon kjo bande, me e madhja ne historine e vendit dhe me e fuqishmja ne lidhjet e saj politike. Arrestimin rreth 7 here gjate qeverise se meparshme dhe denimin e tij ne gjykata si dhe demshperblimin e tij ne kundershtim flagrant me ligjin, ne vitin 2014, nga miqte e tij qeveritar e kryeqeveritar!
-Reforma ne drejtesi dhe ecuria e saj ishte ceshtja tjeter per te cilen u diskutua gjeresisht. Ne kete takim rikonfirmova mbeshtetjen time per reformen ne drejtesi, si nje proces jetik per shtetin ligjior ne Shqiperi.
Ne takim u diskutua gjeresisht mbi lidhjet e politikes me krimin ne teresi. Sb”
KOHA JONË SONDAZH

