Berisha takon demokratët në Lezhë: Deklaratat e guvernatores Kim s’mund të na dekurajojnë

Kandidati për kryetar i PD-së, lideri historik i selisë blu, Sali Berisha këtë të dielë po zhvillon një takim me demokratët e Lezhës, ku edhe po shpalos platformën e tij për ringritjen e PD-së. Ndër të tjera, Berisha nuk la ta përmendur edhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, për të cilin tha se Yui Kim nuk mund ti dekurajojnë demokratët.

“Dështoi censura dhe fushata propagandistike dhe mediatike për të dekurajuar përpjekjen tonë, dështuan sulmet e egra të qeverisë ndaj kësaj lëvizje.

Dështuan deklaratat e përsëritura të guvernatores e cila jashtë çdo parimi, marrëveshje kombëtare dhe ndërkombëtare, në çdo hap të rëndësishëm që bënim, do të bënte një deklaratë për t’u dekurajuar ju.

Me të gjitha këto arritëm në një betejë epike demokratike kundër autokracisë e cila kërkonte që të mos kishte opozitë Shqipëria”.

SHKARKO APP