Berisha takon kandidatët për zgjedhjet lokale: 935 mijë shqiptarë kanë ikur që nga viti 2014
Këtë pasdite kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur në një takim kandidatët e Rithemelimit për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në fjalën e tij, ndër të tjera Berisha tha se që nga 2014 rreth 935 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi për të emigruar drejt shteteve anëtare të BE-së.
“Shqipëria po vdes me shpejtësi nga ikjet e rinisë. Nuk ka një vend tjetër në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së tij.
Këto të dhëna dramatike e bëjnë misionin tuaj edhe më jetik për vendin për shpëtimin e vendit. Kjo vjen nga një politikë anti-shqiptare që ndiqet nga Rama ndaj këtyre njerëzve”,-tha Berisha.