Berisha: Tani nis beteja, do të përshkallëzojmë aksionin opozitar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas seancës së posaçme në kuadër të vizitës së Presidentit kroat, Zoran Milanoviç. I pyetur nëse ai dhe deputetët mbështetës të tij në opozitë, do të bojkotojnë Kuvendin, Berisha u përgjigj se tani do të nisë beteja e vërtetë dhe se Rama do të marrë përgjigjen e merituar.
“Opozita de facto është përjashtuar nga Parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me Kushtetutën i takon të përmbushe detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.
Por me vendimet antikushtetuese të Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori, të emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës ndaj opozita do fillojë qëndresën e saj në Parlament, me të gjitha mjete e mundshme civile dhe do përshkallëzojmë këtë, dhe armiqësisë së Ramës, do t’i përgjigjemi në mënyrën e duhur. Tani nis beteja tamam!”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

