Berisha të bëjë hapa pas? Gjekmarkaj: E vështirë ta kondicionosh kur e ke përjashtuar

Agron Gjekmarkaj, i cili hoqi dorë nga posti i nënkryetarit të PD pas humbjes së selisë blu në zgjedhjet e 6 marsit, tregon se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, shumica e deputetëve kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

“Sa i përket mbledhjes ka patur debat normal për kushtet ku jemi, ku shumica e deputeteve të PD, disa i kanë kërkuar Bashës hap pas dhe disa dorëheqjen e pakushtëzuar”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se çfarë nënkuptohet me hap pas kur në politikë kërkohen hapat përpara, deputeti Gjekmarkaj tha se “Në politikë ecën para drejt fitores, por kur fitorja nuk vjen do të thotë të lejosh hapësira për një lidership të ri”.

Lidhur me kërkesën e disa deputetëve që dorëheqja e Bashës të shoqërohet me hap pas edhe nga ana e Berishës, ai u shpreh se është e vështirë të kushtëzohet zoti Berisha, për sa kohë është përjashtuar nga strukturat e partisë.

SHKARKO APP