Berisha: Të gatshëm për protesta para Parlamentit. Turp, çdo ditë që Rama qëndron në pushtet

Këtë pasdite, kryetari i PD-së Sali Berisha ka mbledhur në një mbledhje kryetarët e degëve, kjo në shërbim të protestës së 11 shkurtit. Në fjalën e tij, Berisha është shprehur i gashtëm për të mbajtur protesta edhe para Parlamentit të Shqipërisë. Po ashtu Berisha është shprehur se veprimet e Ramës, i cili nuk ishte pranishëm në seancën e së enjtes ku pati interpelancë për çështjen e zyrtarit të FBI-së, mund t’i bënte vetëm Lukashenko, por jo kryeministri i një vendi anëtar i NATO-s.

“Prova e demokratëve është provë e madhe. Është mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është barrë, është turp për çdo shqiptar të ndershëm, çdo atdhetar, për çdo shqiptar të vokacionit perëndimor në Shqipëri. PD-ja që është forcë e vokacionit perëndimor është dhe do të ngrihet në këmbë e tëra gjer në largimin e tij nga pushteti.

Ne në takime të tjera, kemi diskutuar së bashku dhe kemi përcaktuar si mision, largimin e Edi Ramës, për rikthimin e votës së shqiptarëve, dhe ky është zhvillimi më madhor, por me zhvillimet e reja, largimi i Edi Ramës bëhet dy herë më imperativ për shkak të veprimeve të tij antishqiptare, të veprimeve të tij, të cilat mund ti bënte vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, një aleat i Putinit, por kurrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s”, tha Berisha.

SHKARKO APP