Berisha: Të gjithë shqiptarët në protestë më 6 dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që t’i bashkohen protestës së 6 dhjetorit, ditën kur në Tiranë vijnë liderët e BE.

Siç keni konstatuar protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, diaspore dhe kudo.

Por para se të adresoj thirrjen time kam një falënderim të përzemërt për KE, përfaqësinë e tij që me deklaratën e djeshme u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë dhe të drejtat e qytetarëve të respektohen ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Rama dhe tellallët e tij, të cilët me reagimin e tyre të tmerruar nga protesta të krijonin përshtypjen se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, por po mblidheshin diktatorët e gjithë botës dhe kjo mori përgjigje përfundimtare”, theksoi Berisha.

Ish-kryeministri garantoi se protesta do te jete qytetare, paqësore dhe liderët e BE do te respektohen sipas rregullave shqiptare.

“Garantoj se PD vendosmërisht përcaktohet për një tubim i cili ka synim më madhor paraqitjen e të vërtetave popullit opozitar në mënyrë civile dhe ka konsideratë të plotë garancinë e sigurisë të miqve që vijnë, respektin dhe rigoroz të rregullave shqiptare.

Ky është qëndrimi ndërkohë që thirrja ime është për cdo shqiptar të dalim atë ditë të protestojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera që në këto 8 vite janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, cka ka katandisur Shqipërinë që feston 110 vjetorin e pavarësisë, 53 vende me poshtë sesa shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesin e zbatimit të ligjit, por mjerisht nën diktaturën komuniste të Vietnamit”, u shpreh kreu i PD.

SHKARKO APP