Berisha: Të mbrohet Ahmetaj dhe familjarët e tij, të pranohet si bashkëpunëtor i drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj po kërcënohet me jetë.

Berisha u kërkoi hetuesve që të marrin në mbrojtje ish-zëvendëskryeministrin dhe Ahmetaj të pranohet si bashkëpunëtor i drejtësisë.

“Kërcënimet me jetën e tij, fëmijëve dhe familjarëve të Ahmetaj, që vërshojnë nga qelitë e burgjeve të Shqipërisë dhe zyrat e krimit të institucioneve shtetërore, dëshmojnë qartë se Rama, Agaçi dhe Veliaj janë de facto dhe de juro, truri dhe ekzekutorët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

U bëj thirrje hetuesve, prokurorëve, që janë të interesuar në zbardhjen e të vërtetës rreth kësaj të marrin masat për të mbrojtur familjarët, fëmijët por edhe vetë Ahmetajn. Të dërgojnë atje ku ndodhet ky i fundit grup hetuesish duke e pranuar si bashkëpunëtor të drejtësisë. Shqiptarët duan të marrin mbrapsht, qindra milion që ky grup i plaçkiti në këtë aferë.

Edhe njëherë theksoj se afera e djegësave është e vjedhjes së shekullit”, tha Berisha në një dalje për mediat.

SHKARKO APP