Berisha: Të organizohemi, mosbindja civile thelbësore për revolucionin paqësor

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të korruptuar dhe se për të qëndruar në pushtet, grabit qytetarët shqiptarë.

Këto janë protesta e para në historinë e Shqipërisë që drejtuesit politikë duhet të kenë parasysh. Këto janë fillesat e një revolucioni. Edi Rama organizoi 753 protesta me regjistër, por nuk realizoi dot asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve dhe jo të qytetarëve të revoltuar. U ndala këtu për të theksuar një moment që fillimi është shumë i mirë. Imagjinoni sakrificën e njerëzve që bëhen për të mbushur sheshet sa më parë. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. Ne kemi një përqindje të madhe të popullatës që e urren Edi Ramën dhe kemi një përqindje tjetër që na përgjigjet dhe del në protestë. Por pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj të tjerë tek ne. Duhet t’i japim mesazh të qartë anëtarësisë sonë, sakrificat i kemi përpara. Këtu skandalet kanë qenë ligjësi të përjavshme, ndaj dhe duhet të ndërmarrë një debat intensiv me anëtarësinë tonë dhe mbështetësit tonë. Është e domosdoshme sot kryetar grupesh të organizojmë mbledhjet me Kryesitë e degëve, seksione, takime intensive të hapura me qytetarët”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?