Berisha nuk heq dorë: Rrëmbeni armët
Pavarësisht se u dënua nga Byroja e Kuvendit me 10 ditë përjashtim për thirrjet që kërkonin armatosjen e qytetarëve, ish-kryeministri Sali Berisha nuk heq dorë nga ideja e tij.
Pak orë pas vendimit të Byrosë, ai shkruan në Facebook se sot kriminelët kanë armë, ndërsa Policia nuk garanton qytetarë.
Posti i Sali Berishës në Facebook
“Ne Shqiperine e Edvin Shullazit!!
– Banditi qe vjen dhe te vret mund te mbaje arme, kurse viktimes nuk i lejohet te kete arme per t’u mbrojtur
– Banditi qe vendos per ty “gjoben ose koken” eshte i armatosur nga shullazet e qeverise, kurse ty arma nuk te lejohet por duhet ti dorezosh atij gjoben ose koken!
– Banditi qe te rremben femijen, vajzen per trafikim mund te mbaje arme kurse ti nuk mund te kesh arme per te mbrojtur vajzen tende!
– Banditi qe vjen dhe te thyen dyqanin apo banesen mund te mbaje arme, kurse viktima nuk mundet kurresesi te mbajee arme per te mbrojtur pasurine, dyqanin apo shtepine e tij!
-Madje Policia e Saje qorrit nuk i regjistron me si krim vjedhjen e banesave.
Pavaresisht nga histeria kolektive e deputeteve te shullazeve te parlamentit dhe papagajve e bolinove te tyre ne media, ligji i Shqiperise iu njeh te drejten, ne perputhje me plotesimin e kritereve te stipuluara te tij, cdo qytetari shqiptar te rritur, te armembajtjes. Me gjithe kete, me arme, sipas udhezimit te shullazeve te qeverise, qe kane krijuar per xhepat e tyre tregun e zi te armeve, mund te pajisen me arme, vetem:
-Trafikantet, vrasesit, hajdutet dhe fanatiket e partise siçiliste.
– Ata qe japin ryshfet, te pakten 1-2 mije euro ne vartesi nga lloji i armes, per Saje qorrin dhe çunat e krimit!
-Ndryshimi i ligjit, ndalimi i armeve per shullazet e qeverise, shperndarja e tyre mbi baza partiake duhet te shpallen vepra te renda penale
Te pajisen me arme te gjithe personat qe plotesojne kushtet ligjore pa asnje diskriminim duke u bazuar ne modelin amerikan !! sb”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/588444514649793/?type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

