Berisha: Të shpëtojmë Durrësin, porti është kthyer në një kantier për pastrimin e parave të drogës

Edhe pse jo zyrtarisht pjesë e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, sot Sali Berisha me grupin e Rithemelimit, prezantoi nga Sukthi kandidatit e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për qarkun e Durrësit. Berisha foli për aferat korruptive në këtë qytet, duke sjellë në vëmendje atë të fundit, projektin e Portit të Durrësit që për të është vetëm një kantier për pastrimin e parave të drogës.

“Kjo qeveri në mënyrën më të papërgjegjshme, pas një sage në një nga aferat më të mëdha të Europë, duke prerë kafshatën e mbi 12 mijë familjeve që ushqeheshin në Port, për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh.

U tha për Emarin, por tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për të larë miliarda para droge. T’ia presin me sëpatë 3 mijë vite histori. Babëzia, lukunia nuk ka fund te këta njerëz. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj qytetarëve të Durrësit dhe shqiptarëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ish-kryeministrin qeverisja e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës e ka kthyer Durrësin në kryeqytetin e betonit. Kurse kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka u bëri thirrje qytetarëve të largojnë me vote atë që sundojnë në bashki dhe që kanë përdorur qytetin për interesat mafioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?