Berisha: Të shtunën opozita protestë në Shkodër

Kreu i PD, Sali Berisha, ka njoftuar protestën e radhës të opozitës.

Protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00 në Shkodër, aty ku një ditë më parë qyteti u trondit nga një atentat i mirorganizuar që i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë.

“Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në kryeqendrën e veriut. Solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetet të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.

Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafias së Edi Ramës.
Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj t’u shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim e vetëm që të mbledhin vota, sepse i doli fytyra se kush është në Durrës.

Ndaj dhe ftoj të gjithë opozitaret dhe opozitarët, në orën 12:00 në Shkodër, solidaritet, mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm, për qytetarët fisnik të këtij qyteti”, deklaroi Berisha.

 

SHKARKO APP