Berisha: Të vazhdojmë revolucionin

Pas protestës së sotme të Partisë Demokratike para Bashkisë së Tiranës, ish-Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë revolucionin demokratik me mënyrat e mosbindjes civile në mënyrë paqësore, kundër Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Në një statua në Facebook, Berisha përshëndeti pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e opozitës për të kundërshtuar rritjen e taksave nga Bashkia, rritjen e çmimit të biletës së autobusit dhe për të mos lejuar punimet brenda parkut të liqenit.

 Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur miq, sot mijera qytetare iu pergjigjen thirrjeve te PD dhe dolen ne nje proteste te fuqishme para Bashkise dhe ne parkun e Liqenit, kunder mafies se betonit Rama -Veliaj, shkaterrimit te mushkrive te qytetit te Tiranes, dhe dhjete fishimit te taksave per biznesin e vogel si dhe rritjen me 10 here te takses per biznesin e vogel. Revolta qytetare me pas u spostua tek parku i liqenit ku eshte betonizuar, pasi jane prere pemet, nje siperfaqe e konsidrueshme e parkut nga mafia e betonit Rama – Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty protestuesit te revoltuar prishen rrethimin e punimeve shkatrruese te Parkut, permbysen makinerite e krimit dhe u rikthyen triumfatore perseri tek bashkia, ku i lane kryetarit mafioz, si dhuraet, hunjte e rrethimit te territorit qe po shkaterrohet ne Parkun Rinia. Protesta vazhdon.

Ju bej thirrje qytetarve te Tiranes dhe mbare Shqiperise te vazhdojme revolucionin tone demokratik dhe me te gjitha menyrat e mosbindjes paqesore civile te shpetojme veten, vendin nga rregjimi i mobokracise (banditeve) i Edi Rames dhe neo-bllokmenve te tij! s

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?