Berisha thërret Kuvendin Kombëtar të PD-së, Ristani: Tre pika kryesore

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Lezha ku zhvilloi foltoren e radhës tha se më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani i ftuar në ”Të Paekspozuarit”, tha se në mbledhja do të jetë e përbërë nga 3 pika: ndryshimet e statutit të partisë, shqyrtimi i veprimtarisë së kryetarit të PD-së dhe referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit.

“Një element, në ndryshim nga Rama që cakton kushtet, janë të gjithë formularët që kanë një autorizim që autorizojnë zotin Berisha të caktojë datën. Është dita e themelimit të PD.

Së dyti kuvendi që do të mblidhet do të ketë 3 pika, ndryshimet në statut, shqyrtimin e veprimtarisë së kryetarit shkeljen e tij dhe një referendum që do të ratifikojë vendimet e kuvendit.

Elementet bazë janë të statutit. Disa element Berisha i ka nxjerrë në foltore: njohja e fraksioneve të PD, dorëheqja e kryetarit nëse humb zgjedhjet. Kjo është pjesë revolucionare dhe nuk ka ndodhur në asnjë parti tjetër këto 30 vjet. Është duke u punuar për programin e partisë dhe vijën ideologjike”.

SHKARKO APP