Berisha thirret në SPAK, deputeti Shehu: Procesi gjyqësor ndaj tij është i pilotuar

Deputeti i PD-së, Titan Shehu ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme për thirrjen e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, këtë të mërkurë në SPAK. Ai e ka cilësuar Berishën si të pandehur politik, ndërsa shton se procesi gjyqësor sipas tij, është i pilotuar.

“Në 9 muaj “hetim” nën arrest shtëpie ai është thirur në SPAK vetëm një herë, për rreth 20 minuta, në fillim të atij procesi politik”, shkruan deputeti demokrat.

Po ashtu Shehu pyet se pse “Berisha u mbajt i zoluar pa u pyetur, duke shkelur edhe mbi të drejtat e njeriut, të deputetit, mbi vetë Kuvendin tonë”. “Një hetim i tillë politik nuk mund të mos prodhojë veçse një dosje politike”, shprehet ai.

SHKARKO APP