Berisha thirrje FBI-së dhe Kongresit: Hetoni Yuri Kim, do të fshehë aferat e veta
Sali Berisha ka reaguar mbrëmjen e së martës pas deklaratave të bëra nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Ish-kryeministri i ka bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI-së dhe Kongresit të SHBA-së që të hetojë, siç u shpreh ai, “aferat e ambasadores Kim, përfshirë këtu edhe pronat e saj në Shqipëri.
Postimi i plotë
Përgjigje zj. Yuri Kim.
Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me dekleratën e saj për zjarre dhe zjarrëvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri.
Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.
Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë! Bashkë Fitojmë!