Berisha thirrje për protesta: T’i shtrish qafën krimit, do të thotë të të presë kokën!

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve dhe demokratëve që të ngrihen në protesta kundër qeverisë, teksa ka thënë se “t’i shtrish qafën krimit, do të thotë të të presë kokën”.

Berisha duke folur nga mbledhja e kryesisë, është shprehur se tashmë “opozita është në misionin më të rëndësishëm të historisë së saj që nga themelimi”.

Më tej, Sali Berisha ka theksuar se detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar dhe mbështetës të saj të ngrihet në protesta, ndërsa shton se, sipas tij, “është absurde të presësh që SKAP-i i partisë do të ndërtojë shtetin”.

Fjala e plotë e Berishës:

Në Shqipëri është e qarte si kristali se opozita është në misonin më të rëndësishëm të historisë së saj që nga themelimi, mision më të cilin duhet të përmbys këtë shtet mafioz të kryesuar nga Edi Rama që nuk ka asnjë lloj interesi tjetër, kombëtar e cili përveç pasurimit të tij dhe klanit të tij.

Edi Rama është i vendosur të sakrifikoj çdo ligj, çdo pasim, çdo marrëdhënie në mënyrë që të konsolidojë pushtetin e tij.

Zbulimet e fundit të shërbimeve inteligjenca, holandeze, franceze, dëshmojnë se shoqëria shqiptare e tera ndotin mbi krimin, drogën dhe se vendimmarrjen në vend, është krimi. Vendimmarrje që po rrënon më shumë së çdo luftë, ka rrënuar një vend, një shoqëri.

Në revanshën e tij, krimi i organizuar kapi zyrtarisht me manat parlamentar drejtimin e ministrisë së supozuar, të antikrimit.

Kështu që detyra e opozitës është të bindë çdo anëtar dhe mbështetës të saj të ngrihet në protesta që qëndrueshme, të mos ulim kokën. T’i shtrish qafën krimit, do të thotë të të presë kokën.

Këta kriminel duhet të largohen një ore e më parë nga shteti. Kanë kthyer pasuritë e vendit në pasuri personale, të krimit, të familjarëve të tyre.

Sot, më të mprehta se kurrë janë detyrat e opozitës. Askush nuk mund t’i japë përgjigje kësaj situate përveç opozitës dhe shqiptarëve. Është absurde të presësh që SKAP-i i partisë do të ndërtojë shtetin. Ata që besojnë këtë, nuk janë realistë.

Në këtë det krimi, askush nuk mund t’i jepte përgjigje përveç qytetarëve të revoltuar. Le që sot janë një së bashku kundër opozitës, kundër popullit opozitar, kundër popullit idealist që denoncon dhe nuk pranon krimet e tyre. Ata janë të gjithë së bashku, me polici, me prokurori, me SHISH, me parlament, me qeveri.

Por ne me shembullin tonë, duhet të udhëheqim. Unë kam shumë besim se ne këtë mision do e përmbushim. Natyrisht na takon detyra të përballemi apo të merremi njëkohësisht me disa çështje. Nuk kemi zgjidhje tjetër.

SHKARKO APP