Berisha thirrje për të liruar protestuesit: Jemi pranë tyre në çdo minutë. Ky ishte vetëm fillimi

Sali Berisha një ditë pas mosbindjes civile, tha nga ballkoni i banesës së tij se ky është vetëm fillimi i madh i misionit të rikthimit të votës së lirë në Shqipëri. Berisha shprehet se prania masive e të rinjve është ogur i madh, i bardhë se dhimbjet nuk do zgjasin shumë. ”Ju luftëtarë të vërtetë të lirisë, ishit dje ndërgjegjja e juaj dhe e kombit tuaj”, tha Berisha, i cili e quajti si mosbindjen më të madhe në 32 vite. Nga ana tjetër, kreu i PD-së, bëri thirrje që të lirohen protestuesit e arrestuar. ”I garantoj se PD, demokratët dhe demokratet, mbarë populli opozitar çdo minutë është me ta gjer në lirimin e tyre të plotë. Qëndrestarë të pafajshëm, që kërkon Edi Rama me terror policor, t’i mposhtë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?