Berisha thirrje Ramës: Hiq dorë nga skenarët kundër PD-së

Në 31-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Fier, në takimin me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, ndërsa i bëri thirrje këtij të fundit të mos bëjë më skenare kundër PD-së.

”Në 31 vjetorin e saj përzuri Rilindjes Demokratike, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi organ i fjalës së lirë. Ndaj kemi arsye të festojmë të shtunën.

Një thirrje i bëj Ramës, hiq dorë nga skenaret e thurura bashkë me pengun tënd kundër demokratëve.

Hiq dorë se merremi njëlloj si me pengun dhe pengmarrësin. Ne kërkojmë shtëpinë tonë që është shndërruar në një burg të vërtetë, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”.

SHKARKO APP