Berisha thirrje Ramës: Nëse guxon dhe prek një qime floku të Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh

Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën pasi ky i fundit dhe gazetari më i afërt, Sokol Balla sipas kreut të PD; kërcënuan publikisht kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhin me burg ose me jetën e tij. ”Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh”,-tha Berisha në fjalën që mban çdo mbrëmje në ballkonin e banesës.

Pjesë nga fjala

Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.

Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve. Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës. Jo, kurrë, harroje! Harroje dhe njëherë.

U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta. Dhe ky është një turp i madh.

SHKARKO APP