Berisha thirrje televizioneve: Bojkotojeni Ramën ose do përballeni me protesta të flakta

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga konferenca me gazetarët në selinë blu, i bën thirrje televizioneve që të mos e ftojnë kryeministrin Edi Rama në emisione, ose do të përballen me protesta.

“U bëj thirrje të gjithë gazetarëve që të mos e pranojnë këtë njeri të korruptuar. Është njëlloj si të marrësh në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë. Në çdo televizion që do të shkojë, ne do të organizojmë protesta të flakta.

Dje ishte vetëm fillimi. Keni për ta parë. Mos qeshni ju. Unë e kam me sinqeritet, bojkotojeni, mos i jepni asnjë hapësirë. Do marrim masa që të mos shkelë në asnjë studio”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmë të rinjtë e FRPD, dolën në protestë para TV Klan pasi kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?