Berisha thotë se Rama ka slogan: “Vidhni vidhni se fajin e ka sistemi”!

Te dashur miq, Edi Rama hoqi perfundimisht masken dhe shpalli publikisht se ai nuk do luftoje korrupsionin me ndeshkim ligjor pasi fajin nuk e kane njerezit por e ka sistemi.

 

Rama eshte i njohur si Mr. 20%-shi per çdo leje ndertimi, i akuzuar publikisht, direkt, se ka kerkuar ryshfete te medha ndertuesve ne Tirane. Eshte politikani i vetem qe u be kryeminister me nje pallat familjar pa asnje lloje fature bankare, tatimore, doganore dhe me sarajet e tij ne Malin e Dajtit me themele 57 m te gjata dhe me truall te blere sipas tij 2$ nderkohe qe ne ate kohe çmimi i truallit aty ishte mbi 20$. Me kete arkive te pasur aferash korruptive Rama u be i vetmi orator qe kerkoi haptas javen qe kaloi ne Forumin "Miqte e Europes" ne Bruksel, i organizuar nga Komisioni Europian dhe vendet anetare, qe te mos na kerkojne ne shqiptareve si kusht luften kunder korrupsioni dhe kirmit per integrimin ne BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Fill pas kesaj kerkese qe habiti Brukselin, ne konferencen kombetare, ne te cilen OSBE i dorezoi strategjine e luftes kunder korrupsionit, Rama shpalosi kunder strategjin e tij te bazuar ne mosndeshkimin e ketij fenomeni me pasoja katastrofale per shoqerine tone. Keshtu kritikes se ambasadorit te pranise se OSBE, Rouning, se ne nje vit nuk eshte ndeshkuar asnje zyrtar i larte per korrupsion Rama iu pergjigj flake per flake se ai luften kunder korrupsioni nuk e kupton si gjueti shtrigash, a thua se ambasadori i kerkoi te bej gjueti shtrigash, apo sikur te mos ishte Rama por vet ambasadori ai qe kishte shkruajtur me 9 dhjetor 2013 ne Facebook-un e Rames "te ndeshkohet ministri Imami per korrupsion". Po ne kete fjalim paranojak, apologji e sistemit kleptokratik qe ka ndertuar, Rama u shpreh se: "Nuk jane njerezit qe korruptojne sistemin por eshte sistemi qe korrupton njerezit. Nuk eshte nje drejtor qe korrupton sistemin por eshte sistemi qe korrupton te gjithe drejtoret"!

 

Rama ka te drejte! Nje ligj themelor i korrupsionit thote se "kur kreu i ekzekutivit vjedh, korrupsioni shnderrohet ne sistem pasi cilido punonjes e konsideron te ligjshme te vjedhe pasurine publike sepse vet kryeministri e vjedh ate". Keshtu, sipas ketij ligji dhe pohimit te tij, Rama vet eshte problemi me madhor i korrupsionit ne Shqiperi. Ne kete sistem, te frymezuarit nga Rama vjedhin parate publike. Ministri vjedh duke shpallur fituese kompanine e vellait te tij apo babai vjedhe se djali ne prokurime i jepe tenderat firmes se tije. Ergysi i Rames, me porosi te tije, pret gjoba familjeve qe vet ai i cakton per t'iua prishur shtepine INUK dhe i fal pasi merr gjoben, gjithnje mbi 50 mije euro per shtepi te falur,Moza kuqaloshe pret 6 mije euro ryshfet per emerimet e mesuesve ne Tirane dhe vazhdon te mbrohet nga Rama. Ne platformen e Rames fajtor eshte sistemi dhe jo famozja Luiza, qe gjobiti 73 mesues ne Lushnje me 345 mije euro dhe marredhenie seksuale per vendet e punes, apo Denari me denaret e Komisionit te Prokurimeve, qe u shkarkuan misteriozisht sepse nuk i dhane Rames perqindjen e gjobes qe ai meritonte!! Por ne Shqiperi, duke filluar nga Rama, korrupsioni eshte veper kriminale e fajtoreve pa faj!

 

Po ne konferencen e permendur me siper, Rama, per te çimentuar mosndeshkimin dhe justifikuar thirrjen e tij drejtuar Brukselit qe te mos na kerkojne si kusht per integrim luften kunder korrupsionit dhe krimit, ai i deklaroi trupit diplomatik sa vijon: " Nuk janë as gjermanët, as francezët, italianët jo e jo, më të ndershëm sesa shqiptarët. Nuk janë as më pak të tundueshëm nga korrupsioni, por e kanë më të pamundur të korruptohen, kur vjen fjala tek kontakti me qytetarin dhe kur vjen fjala tek mënyra se si funksionon administrata". Dhe per t'i bindur ata, Rama iu paraqiti si argument eksperimentin imagjinar te mendjes se tij te semure dhe tha: "Por ne rast se do kishim mundesi te benim nje eksperiment dhe te merrnim 50 nepunes gjerman e t'i çonim ne disa struktura tonat, nga ato ku korrupsioni vazhdon te beje kerdine, të jeni të sigurte që të 50-të, jo pas 1 viti, por pas 3 muajsh do të ishin bërë shqiptarë. Në rast se do të merrnim 50 shqiptarë nga po këto struktura e t’i çonim në Gjermani, në administratën gjermane, të jeni të sigurte se asnjë nga ata nuk do të kthehej me më shumë sesa kursimet e rrogës së vet, në Shqipëri, sepse do të ishte e pamundur".

 

Pra me keto fjale iu tha ambasadoreve mos na qortoni dhe mos insistoni per luften kunder korrupsionit sepse jo vetem ne shqiptaret por dhe ju gjermanet, francezet, italianet, te gjithe pa perjashtim jeni te lindur te barabarte me ne, hajdute para Zotit. Vetem nje mendje e semure dhe nje kryeminister qe do me çdo kusht te justifikoje vjedhjen qe ben vet dhe frymezon atë tek te tjeret mund te shprehet ne kete menyre.

 

Edi Rama fakton me kete qendrim se lufta kunder korrupsionit ne Shqiperi eshte e pashprese! Korrupsioni ne nje vend te lire eshte armiku me i eger i qytetareve te tij dhe nena e te gjitha te keqijave ne ate vend. Korrupsioni eshte nje dukuri qe nuk esht ç'rrenjosur ne asnje vend por eshte nje e keqe e madhe qe luftohet dhe mund te luftohet me sukses te padiskutueshem!

 

Lufta kunder tij bazohet ne:

-reforma, me te cilat synohet te parandalohen aktet e korrupsionit, te behen transparente procedurat, sherbimet ndaj qytetareve dhe

-penalizimin, ndeshkimin e autoreve te veprave penale. Pa ndeshkimin ligjor dhe penalizimin e autoreve te veprave penale, lufta kunder korrupsionit eshte thjesht iluzion, reformat per parandalimin e tij mbeten thjesht nje leter e vdekur! sb

(marre nga profili i tij ne Facebook)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?