Berisha thumbon Bashën: Harroi masakrën zgjedhore, u mor me karrigen e tij
Në takimin me demokratët në Elbasan që i bënë një pritje madhështore, Sali Berisha nuk la pa përmendur edhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Ish-kryeministri tha se në vënd që tu merrte me masakrën zgjedhore të 25 prillit siç vetë Basha e cilëson, po merret me karrigen e tij.
”Ky kalon nga mandati në mandat, merr mandatin e tretë, sepse opozita kalon nga humbja në humbje. Sepse kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar. Humbe zgjedhjet mirupafshim.
Së fundi në një akt të pashembullt në historinë e pluralizmit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Pengu i tij deklaron se vendimin tim për Sali Berishën e mora vet, kur nuk mund ta mirrte kurrë vetë, kur statuti i partisë ia kishte dhënë këtë atribut forumeve të partisë, Këshillit Kombëtar.
Humbëm zgjedhjet, e shpalli masakër, në vend të mbronte votën tuaj, ta denonconte me dosje dokumente, u mor me karrigen e tij. Në 2021 diferenca mjerisht midis nesh dhe PS është në favor të PS më e madhe seç ishte në 1997. Ky ishte lidershipi”.